Kandidati i partisë Bindja Demokratike është tërhequr nga gara për bashkinë e Kavajës. Bëhet fjalë për Bledar Sinella, i cili ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u çregjistruar nga gara me pretendimin se ai nuk ka firmosur në dokumentet e regjistrimit


Ai thekson mes tjerash në kërkesën drejtuar KQZ-së se zgjedhjet pa opozitën ka pasoja të rënda për Shqipërinë dhe për Kavajën


Kandidati i BD-së, tashmë i larguar, ka pohuar se zgjedhjet pa pjesën tjetër të garuesve tregon qartë se këtu ka një tentativë moniste, që nuk i shërben rendit dhe demokracisë në vend.