Mon. Aug 19th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Lala: Nuk bëhet fjalë vetëm për blerje vote, në dosje ka 60 CD që flasin për Gjiknurin. Dosja 184’

2 min read

Një tjetër dosje që ka bërë konfuze politikën është “Dosja 184”. E sidomos pas shkrimit të revistës gjermane Bild, ku ngrinte akuza për kryeministrin Edi Rama.

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar në “Opinion” takimin me kolegun gjerman Peter Tiede si dhe çfarë ka në këtë dosje.

Klodiana Lala shprehet:

Ka nisur mbi bazën e denoncimit të bërë nga PD, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit. Është vetëm për blerjen e votës. PD dërgoi një denoncim ku sipas saj ishin një sërë shkeljesh. Prokuroria e mori denoncimin dhe vuri në përgjime shumë zyrtarë dhe familjarë të tyre. Dosja ka 60 CD, burime kanë folur për zotin Gjiknuri. Unë e kam takuar gazetarin, ka dhe dy shkrime që pritet ta pasojnë këtë shkrim.
Shkrimi i dytë është për trafikun e drograve të forta dhe tjetra është për kultivimin aktual të kanabisit. Ai pretendonte se kishte burime zyrtare të agjencive ligj-zbatuese shqiptare. Ka takuar dhe zyrtarë të lartë dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda. Mua më ka lënë përshtypjen e një gazetari profesionist. Janë rreth 15 ditë, para dhe pas zgjedhjeve. Ka persona nën hetime, janë zyrtarë lokalë, biznesmenë, zyrtarë të policisë. Ka burime që citojnë dhe zotin Gjiknuri, por unë skam prova. Disa nga zyrtarët e përgjuar ishin zyrtarë të lartë të policisë.”

Artan Hoxha tregon:

 Lidhur me këtë dosje, gjatë viteve të fundit jemi referuar raporteve të mediave ndërkombëtare. Të cilat na janë referuar ne. Bildi atë deklaratë, ai është një citim i publikuar nga Basir Çollaku. Kjo e Dibrës ka dhe një problem tjetër se po digjen të gjitha afatet.”

Më herët gazetari Artan Hoxha tha se për rastin e Dibrës, Partia Demokratike ka prova me video. “Për Dibrën ka video duke shpërndarë para, i ka PD. Janë bërë nga qytetarët”, theksoi Hoxha.

Akuza të forta për organin e akuzës hodhi gazetarja Klodiana Lala:

Kemi një prokurore që nuk ka qenë asnjëherë prokure në jetën e vetë. Ne kemi një prokurori tërësisht funksionale, tërësisht në ndikimin e krimit dhe politikës.”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.