Wed. Dec 11th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Kush jane tre te arrestuarit pas konfliktit me arme ne Elbasan…

1 min read

Tre persona jane arrestuar në Elbasan si pasojë e një konflikti të ndodhur në fshatin Bradashesh.

Policia sqaron se njëri prej shtetaseve të përfshirë në konflikt po kanoste me armë zjarri  një shtetas tjetër.

“Gjatë ndërhyrjes për parandalimin e konfliktit , Policia kapi  në  flagrancë me armë zjarri pistoletë  shtetasin  S.Ll., 25 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti  për  motive të dobëta  ka kanosur me armë zjarrit  shtetasin F.C. Ne cilësinë e provës materiale është sekuestruar  një armë zjarri tip Zastava me 5 fishekë . Gjithashtu janë arrestuar edhe shtetasit   E.Q , 22 vjeç, dhe F.B., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan,  për veprën penale moskallëzim i krimit”,thuhet në njoftimin e policisë.

 Materialet iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale te ““Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Kanosje”  në ngarkim të shtetasit  S.LL, si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimi” , në ngarkim të shtetaseve E.Q dhe F.B.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.