Sun. Aug 18th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Kryetari i këshillit studentor FSHN ka një mesazh për studentët

4 min read

“Those who dont have the minimum idea of what they are doing, should stay away from the road of those who do!” Por injoranca i ka rrenjet e thella edhe tek rinia shqiptare! Para 3 vitesh isha nje student i thjeshte i cili revoltohej me punen e keshillave studentore dhe u zotua te bente sikur gjene me te vogel per te qene jo ndryshe prej tyre, por me afer unioneve studentore europiane. Aktiviteti i pare qe kam realizuar si kryetar i Keshillit Studentor ka qene nje leksion i hapur i cili nxori ne pah etjen e studenteve per aktivitete te tilla akademike dhe deshiren e tyre per te mesuar me teper. Por perseri pati nga ata qe thane :”Sna duhen leksionet e hapura”. Me pas nder shume aktivite te tjera u organizua simpoziumi i pare i Shkencave, te cilin u perpoqem sa me shume ta mediatizonim per te nxitur sa me shume studente pjesemarres! Dhe pati nga ata qe thane “ju beni vec party”, pa i shkuar fare ne mend qe mund edhe te aplikonin per simpoziumin dhe te thonin “Shume fillim i mire, hajde rregullojme dhe 1 2 3 gjera te tjera”! Ato 1 2 3 gjerat e tjera thuheshin pas mbrojtjes surealiste te ekraneve dhe beheshin refren ne gojet e atyre qe ishin dritengushte per te pare me larg sesa ekrani i tyre i telefonit! Dhe pas shume aktiviteve te tjera dhe shume oreve pune VULLNETARE ku perfitimi i vetem ishte kenaqesi shpirterore e te ndryshuarit gjera te vogla, vijme ne dhjetorin 2018. Nje shprese e papershkrueshme se me ne fund u beme te gjithe bashke! Me ne fund u beme nje ze! Por nuk mund te zgjaste shume prej dritengushteve te ekraneve te telefonit qe filluan me gjithe teorite konspirative! Eshte kollaj mos jesh ne shesh por ne komfortin q t ofron virtualiteti! Gjithsesi pa dashur ta bej kete status nje roman, perse jo tja le nje gje te tille kohes, dua te ndalem vec per nje moment ne nje pike. Kjo foto eshte shkrepur pas “shuarjes” se protestes se dhjetorit, ne nje takim per Karten Studentore! Ne nje takim ku na u premtua dalja sa me shpejte e kartes. Dhe pa hyre fare ne hollesira te panevojshme te cilat nuk jane aspak thelbi i ketij posti, dua tju them qe JO as ju dritengushtet NUK jeni thelbi i ketij posti! Ky status nuk po behet per ju. Thelbi i ketij posti eshte jehona e ndergjegjesimit! Studente te nderuar, o studente te nderuar, mos bini pre e provokimeve dhe lojrave te mendjeve qe sot behen vec nga celulari! Ishin ekranet ata qe vune barrieren mes nesh studentave ne dhjetor! Ekranet qe perdoreshin vec per etiketime qe cuan vec ne nje vend: percarjen dhe shuarjen! Do ju lutesha si shok i juaji, te mendoni vetem nje moment, jane me shume gjerat qe na bashkojne apo ato qe na ndajne? Kur te fitojme a do fitojme te gjithe se bashku? A do te humbim te gjithe se bashku? E cili eshte ai prej jush qe se ka nje bindje politike? Nuk eshte kjo ajo qe na bashkon, nuk eshte ASPAK kjo ajo qe na ndan. E vetmja gje qe si ben bashk studentet eshte frika e mos ngritjes, frika e notes, frika e kartonit te diplomes dhe mosbesimi tek shoku, duke e ditur fare mire qe fitorja eshte gjithmone e perbashket! Une jam ai qe sigurisht me shume studente te tjere mbas meje kemi bere te mundur me shume mund Karten Studentore per FSHN! Me shume mund dhe pune VULLNETARE! Une jam i pari qe vij ne shkolle dhe i fundit qe iki! Une nuk ju shoh ndryshe, une ju shoh sic shoh veten: STUDENT! Dhe une sjam dorezuar, edhe sic prisni ju prej meje si kryetar keshilli studentor edhe une pres prej studenteve te tregojne qe jane studente! Sigurisht qe gjerat qe kam bere jane pike uji ne oqean por Nene Tereza ka thene qe nese sdo i benim, ato do mungonin pergjithmone! Une jam nje por nuk mposhtem nga fjalet! Une jam nje dhe nuk sprapsem as nga kercenimet, as nga ofertat e as nga bullizmi kibernetik qe behet rendome! Une jam nje dhe kam vetem nje pyetje ne mendje, qe eshte pikerisht qellimi i ketij statusi: E kujt eshte fitorja? E imja? Jo, e jona!

Xh. G

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.