Sun. Dec 8th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Formula 1 në zi, shuhet kampioni i botës

1 min read

Bota e Formula 1 vajton për ndarjen nga jeta të kampionit të Botës, Niki Lauda. Ish piloti i famshëm austriak, 3 herë kampion bote u nda nga jeta në moshën 70 vjeçare:
“Me shumë dhimbje iu njoftojmë se Niki jonë ndërroi jetë të hënën paqësisht pranë familjarëve të tij”, lexohet në letrën e bërë publike për mediat. Lauda ishte shtruar në një klinike zvicerane prej kohësh pasi ishte i sëmurë.

Tetë muaj më parë Niki i ishte nënshtruar një transplanti në mushkri. Niki Lauda është një personazh unik në botën e Formula 1, një pilot që i shpëtoi të paktën dy herë vdekjes së sigurt, një pilot që përjetoi një djegie thuajse totale në Nuremberg, shenjat e se cilës e shoqëruan gjatë gjithë jetës, 4 herë pësoi fraktura të mëdha në trup, Lauda konsiderohej një i pavdekshëm në Formula 1.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.