Mon. Aug 19th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Studentet, te mbarojme ate qe nisem!

2 min read

Para disa ditësh sudentët kanë paralajmëruar se ditën e mërkurë në 22 maj do të protestojnë para Ministrisë së Arsimit. Arsyet sipas studentëve organizatorë lidhen me kërkesat e paplotësuara nga Ministria e Arsimit.

Ai që e mbështet plotësisht protestën e studentëve është protestuesi më i veçantë Dilaver Nela. Mëngjesin e sotëm ai ka shkuar para Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku ka paraqitur tre pankarta. Nëpërmjet tyre ai kërkon që studentët të mos heshtin, populli të mos heshtë dhe as media

Në Fakultetin e Drejtësisë, studentët kanë ngjitur në mure thirrje për të gjithë studentët që të bashkohen me njëri-tjetrin në emër të një kauze të vetme.

Studentët e shpresës, jo parti, jo organizata shkruhet:

Të mbarojmë atë që nisëm. Politika i vesh tjetrit kostumin e vet, dështimin e tyre duan të na e lënë neve, por ne nuk dështuam, përkundrazi.
Në të vërtetë humbëm betejën por do fitojmë luftën, si kurrë më parë e si askush më parë, në paqe madje duke u tallur me ta me memet tona. Ne me 8 kërkesa në pak javë shkarkuam 7 ministra e në pak muaj letrat e bardha tonat  që përdorëm si mjet proteste u morën  nga ata që vodhën fitoren e betejës së parë e dogjën veten duke i mbushur ato fletë të bardha me dorëheqjet në bllok të tyre e me gënjehtrën e radhës që nuk duan pushtet por rregulla loje deklarojnë se do të përsërisin 1997 , viti i mbrapshtë në të cilin shumë nga ne kanë lindur.”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.