Mon. Aug 19th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Skandali Rama-Becchetti vazhdon!

2 min read

Shqipëria mori një goditje të rëndë në Gjykatën e Arbitrazhit pak ditë më parë. Kjo gjykatë sipas raportimeve në media ka vendosur në favor të biznesmenit italian, Francesco Becchetti. Prokuroria vendosi në 2015-ën që të sekuestronte asetet e Becchettit në Shqipëri, përfshi edhe televizionin Agon Channel, pasi u cilësua si pastrim parash.

Më pas Becchetti hodhi në gjyq shtetin shqiptar, ndërsa përflitet se së fundmi do të marrë një dëmshpërblim të majmë prej 110 milion eurosh. Bold News shkruan se qeveria shqiptare e ka miratuar marrëveshjen e ofruar nga Becchetti, duke pranuar se ka gabuar me veprimet e saj. Në bazë të rregullave të Gjykatës së Arbitrazhit, palët mund të gjejnë akord midis tyre, përpara se çështja të mbyllet.

Avokatura e shtetit dhe është drejtuar drejt një marrëveshje me biznesmenin kontrovers, shkruan më tej Boldnews. Fakti që shteti shqiptar ka pranuar marrëveshjen, do të thotë se qeveria ka pranuar abuzimet ndaj biznesmenit italian. Edhe fakti që Rama nuk ka bërë transparent këtë rast tregon që shteti shqiptar dhe Becchetti kanë arritur një një marrëveshje. Rama e konsideron çështjen konfidenciale dhe të krijon idenë se Arbitrazhi nuk ka marrë ende një vendim në themel, por e ka mbyllur çështjen pasi palët kanë miratuar marrëveshjen ndërmjet tyre.

Prokuroria nisi të hetojë Becchettin, pas dyshimeve për përfshirje në një skemë mashtrimi me koncesionarin e Kalivaçit, “KGE”. Pas hetimeve, Becchetti u vendos në masën e arrestit, së bashku me nënën e tij, Liliana Condomitin dhe bashkëpunëtorin, Mauro de Renzi. Sipas hetimit, disa kompani të biznesmenit italian, kanë kryer faturime fiktive për punë të papërfunduara, duke përfituar shumën e 40 milion eurove.

Becchetti dhe njerëzit e tij nuk u arrestuan kurrë, pasi ndodheshin në Angli, nga ku më pas iu drejtuan Arbitrazhit. Në procesin në Arbitrazh, shteti shqiptar i kishte të gjitha provat që mund të hidhnin poshtë padinë e Becchettit. Megjithatë Rama dhe përfaqësuesit e tij kanë vendosur që të luajnë rolin e humbësit dhe të pranojnë marrëveshjen e 110 milion eurove. Arsyet përse Rama vendosi që t’i shtojë një barrë të rëndë shqiptarëve janë ende enigmë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.