Dhe pse i përfshirë në vjedhjen prej 250 milion lekësh, ish i dashuri i Çiljetes emerohet ne krye te Hetimit Tatimor
2 min read
Në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës është emëruar, Romeo Shehu.
Shehu është nga Saranda dhe për një kohë të gjatë është përfolur si i dashuri i këngëtares, Çiljeta Xhilaga. Sipas ‘’pamfletit’’ ai është marrë me trafikun e drogës dhe pengmarrje me dhunë
Në njoftimin zyrtar të shpallur nga drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, fitues për drejtor në Tiranë është shpallur Romeo Kujtim Shehu, i cili thuhet se ka 11 klasë shkollë vetëm.
Midis ish-konkurrentëve, ishte edhe një ish-prokuror i cili e ka shpallur Romeon si të pandehur.
Por kush është Romeo Shehu?
Emri i Romeo Shehut nuk është i panjohur, siç thamë edhe më lartë ai njihet si ish-partneri i Çiljeta Xhilagës.
Por në vitin 2012 emri i tij është lakuar edhe nga policia, pasi ai u akuzua për vjedhje në bashkëpunim.
Në vitin 2012 ai ishte 28-vjeç dhe u përfshi në një vjedhje në bashkëpunim, duke grabitur cigare me vlerë 250 milion lekë të vjetra.
Po ashtu më herët Shehu ka qenë specialist në zyrën e hetimit tatimor të Tiranës.