Sun. Dec 8th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Pse nuk duhet legalizuar martesa brenda së njëjtës gjini

6 min read

Muaji maji shënon përherë e më shumë fillesën e një periudhe debati në median dhe shoqërinë shqiptare. Prej 8 vitesh anëtarët dhe mbështetësit e komunitetit LGBT zhvillojnë aktivitetet e tyre në pjeset më të rëndësishme të kryeqytetit duke i shoqëruar shpeshherë me manifestime gjysmë erotike, sjellje jo fort të zakonta dhe ekzibicionizma që vetëm sivellëzërit e tyre dinë t`i shfaqin në rrugët e sheshet e Europës. Debati në Shqipëri për këtë cështje ka qënë i tillë që ka precipituar nga batuta e famshme “ do i jepja plum ballit“ e deri te një diskur më i butë vitet e fundit. Megjithatë, palët e përfshira në debat bien pre e një antagonizmi asgjësues ku njëra palë sulmon për të shkuar gjer në eleminimin fizik të palës tjetër, teksa pala tjetër përdor gjaknxehtësinë e kundërshtarit për t`u viktimizuar dhe përfituar hapësirë mediatike e më pas shumë gjëra të tjera që e shtyn veprimtarinë e saj në sfera të tjera të shoqërisë dhe shtetit.
Nëse duam ta cojmë debatin drejt një qasjeje më konstruktive dhe të përshtatshme për të dyja palët, duhet të përcaktojmë objektin e tij. Ashtu sikurse u tha dhe më lart, palët degjenerojnë në fyerje ndaj njëra tjetrës në një mënyrë të atillë sa e bejnë të pamundur daljen në një përfundim se si ky komunitet duhet të integrohet në shoqëri dhe se sa shoqëria duhet të lëshojë për ta lejuar komunitetin të ketë të drejta nëse jo të barabarta, të paktën të ngjashme me pjesën tjetër të shoqërisë në në raportet e kërkuara martesore.
Në fakt, ekzistenca e personave me orientim të ndryshëm seksual nuk mund të mohohet. Njerëz të tillë kanë bashkejetuar per mijëra vite të tëra me pjesen tjeter te shoqërinë njerëzore. Në kohë të ndryshme ata kanë qënë objekt sulmi për pushtetin, por nuk kanë munguar dhe rastet kur persona me influencë të jashtëzakonshme politike kanë drejtuar shtete apo shoqëri për t`i dhënë historisë së njerëzimit idetë, fytyrën dhe imazhin e tyre në tërësi. Nuk kanë munguar dhe raste kur praktikat homoseksuale kanë shërbyer për shumë kohë si manifestime kryesore në qytete të ndryshme të Europes, sic është rasti i Selanikut ku profeti i rremë Sabatai Zevi organizonte periodikisht orgjira massive në qëndrën e qytetit ku synohej ngjizja e fëmijëve të cilëve nuk ju gjehej dot atësia e për këtë arsye kishin fatin të cilësoheshin nga ndjekësit e urdhërit të Sabataiut, si të shenjtë. Ajo cfarë diskutohet sot nuk janë arsyet e eksistencës së tyre por sanksionimi i së drejtës së këtyre njerëzve për t`iu njohur ligjërisht e drejta e martesës e prej andej edhe e drejta për të patur fëmijë sipas mënyravë që njeh legjislacioni shqiptar.
Sanksionimi i kësaj të drejte do të ishte fundi i shoqërisë shqiptare. Tre shtyllat kryesore mbi të cilat ndërtohet shoqëria janë Zoti, Kombi dhe Familja. Pavarësisht ndryshimit që pëson një popull gjatë mijëra viteve zhvillimi politik, ekonomik dhe social, këto tre kolona janë ato që e mbajnë atë kompakt brenda vetes dhe të dallueshëm për entitetet jashtë saj. Gjatë 70 viteve të fundit në Shqipëri, ashtu si dhe në shumë vende të tjera të botës ka nisur një sulm i ashpër ndaj këtyre elementeve identitare. Ai që u godit në fillim ishte Zoti. Qysh prej vitit famëkeq 1793, vit ky kur diktatura jakobine shkatërroi dominiumin hyjnor tek shteti në Francë e gjer më sot, ideologjitë dhe sistemet e ndryshme politike ( kryesisht ato të majta e të frymëzuara nga 93shi dhe revolucioni socialist i tetorit) kanë tentuar vazhdimisht crrenjosjen e besimit fetar te njeriu nëpërmjet shkatërrimit të institucioneve fetare si Kisha apo Xhamia, e më pas edukimit ateist në shkolla për t`i shkulur individit qysh në vogëli lidhjet me Zotin.
Pas Zotit rradhën e kishte Kombi. Dallimet kombëtare apo etnike nuk kishin rëndësi për vendet që shtriheshin në lindjen e Murit të Berlinit sepse popujt kishin gjetur tashmë ombrellën unifikuese përmes së cilës do të shmangeshin luftërat dhe gjakderdhjet e panevojshme. Kjo ombrellë ishte diktatura e proletariatit. Cdo zakon, dok, traditë që ndante një komb nga një tjetër anatemohej si relike e prapambetur që borgjezia e perdorte dikur për të futur në armiqësi popujt. Cdo patriot cilësohej si reaksionar dhe për këtë degdisej në honet më të errëta të komunizmit.
Goditja e fundit po i jepet Familjes. Familja po sulmohet nga ata që nuk do ta kenë kurrë mundësi ta ndërtojnë dicka të tillë në mënyrë të rregullt dhe natyrore. Po sulmohet nga ata që duan t`i japin fund asaj njësie që i krijoi, asaj mrekullie që lind vazhdimësinë por edhe fundin e saj.
Lejimi i martesave brenda së njëjtës gjini e për rrjedhojë logjike e së drejtës për të patur fëmijë e kthen modelin e familjeve homoseksuale në të referueshëm për brezat që do i vijnë shoqërisë në të ardhmen. Ne kushtet kur akoma nuk dihet nëse homoseksualiteti lind apo zhvillohet me kalimin e kohës, do të ishte krim t`i privojë një fëmije të drejtën për t`u rritur natyrshëm e fundja për të vendosur e zhvilluar orientimin seksual sipas moshës. Tekefundit homoseksualizmi është produkt i familjeve heteroseksuae, i atyre familjeve që natyra apo Zoti ( për ata që besojne se ka një entitet të tillë) i ka falur atributin për të siguruar vazhdimësinë e gjinisë njerëzore. Mirëpo cfarë do të ndodhte brenda një familjeje homoseksuale? A do ta kishte mundësinë femija që rritet në gjirin e kësaj familjeje për të siguruar një orientim seksual në bazë të rrethanave objektive që përfshijnë botën e jashtme dhe atë të brendshme të tij? Këtë nuk do e dimë edhe për shumë kohë. Kjo padituri e jona nuk mund dhe nuk do të kthehet në shprishjen morale të shoqërisë.
Përndryshe, kjo thyerje e fundit do na shndërronte dalëngadalë në një geto me përmasat e një metropoli ku dhuna, përdhuna, fyerja e aktet më të ulta njerëzore do të përligjeshin nga nevojat gjithnjë e më në rritje të individit për të plotësuar dëshirat e tij më të errëta. Për sa kohë është e paqartë origjina e këtij orientimi, ne nuk mund të rrezikojmë imazhin e një familjeje tradicionale në emër të dëshirës së një komuniteti njerëzor për t`i parë qejfet e tyre të kurorëzohen mbi hirin e një tradite të shenjtë që i jep frymë njerëzimit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.