Wed. Dec 11th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

‘Mimoza Llastica’ i futet politikës, kandidate për …

1 min read

Zhaklina Dhimojani e cila njihet nga të gjithë si “Mimoza Llastica” pas rolit në filmin shqiptar tashmë do të jetë kandidate në zgjedhjet e 30-qershorit.

Mësohet se Zhaklina Dhimojani ka pranuar të garojë në zgjedhjet e 30 Qershorit si kandidate në listën e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak të Himarës. Ajo renditet e gjashta në këtë listë të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Pritet që zgjedhjet lokale të zhvillohen më 30 qershor, por opozita ka vendosur që të mos marrë pjesë. Ende vendi vijon të jetë në një krizë politike. Presidenti Meta dy ditë parë u bëri thirrje palëve që të ulen në bisedime pasi sipas tij ndryshe vendi do të ketë kosto të lartë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.