Sun. Aug 18th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Ironia e gazetarit ndaj investimeve te supozuara te Rilindjes

2 min read

Gazetari i njohur, Agim Xhafka ka ironizuar Rilindjen dhe propagandën e saj për investimet dedikuar Shqipërisë turistike. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, ai ka postuar një foto ku shihet se si është katandisur ura në Orikum, e cila lidh qytetin me plazhin.

Xhafka shkruan se vjet ura kishte 10 dërrasa vitin e kaluar, por sivjet i kanë mbetur vetëm 7 të tilla, e për pak muaj do mbetet vetëm më një dërrasë.

Ka vazhduar më tej me ironinë, ku shprehet se turistët do të kërcejnë pupthi si kangurët, ku edhe rruga është gjysmë rruge.

Ja postimi i plotë i Xhafkës:

Lungomare e Orikumit. Vjet dyshemeja e urës kishte dhjetë dërrasa. Sivjet ka shtatë dhe siç po duket pas ca muajsh do mbetet veç me një. Turistët që do dynden me miliona këtë verë në këtë pjesë do kërcejnë pupthi si kangurët që t’i hapin rrugë njéri tjetrit. Edhe rruga është gjysmë. Do zoti nuk vidhiset fare se ushtria jonë heroike e Natos këtej shkon e këtej vjen nga Pashalimani.
Turizmi ka të ardhme. Shiheni e qeshni. Ose dhe qani po deshët…”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.