Tue. Dec 10th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Helmim nga uji apo pesticidet? Cpo ndodh me shqipetaret…

2 min read

Gjate diteve te fundit, shume banore po vuajne per uje te pijshem.Behet fjale për lagjen e sipërme të qytetit, aty ku rreth 160 banore u helmuan dhe përfunduan në spital, në fillim të muajit Maj. Dyshimet per kete problem edhe sot e kësaj dite lidhen me ujin e pijshëm.

Para pak ditësh Instituti i Shëndetit Publiku shpreh se helmimi i 160 banorëve të Bulqizës nuk ka ardhur nga uji i pijshëm.”

Sipas analizave zyrtare të ISHP helmimi nuk ka ardhur nga uji, ndërsa në zonën e lagjes së vjetër të Bulqizës ka nisur një hetim tek pesticidet në fruta-perime apo ndonjë problem të mundshëm higjeno-sanitar në furrat e bukës së kësaj zone.

Rreth 12 ditë më parë, mbi 160 banorë të Bulqizës përfunduan në spital pas disa komplikacioneve shëndetësore, për të cilat fillimisht u tha se ishin shkaktuar nga uji i pijshëm.

Ekspertët e ISHP morën mostra të ujit dhe i sollën në Tiranë për analiza, ndërsa banorët u urdhëruan të mos e përdorinin më ujin që u shkonte në cezma, deri në daljen e rezultateve.

Aktualisht nuk ka më raste që shkojnë në spital me shenjat e helmimit, por frika mbetet dhe banoret nuk e konsumojnë ujin që vjen në çezmat e tyre.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.