Sat. Apr 4th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

A po bëhet Vangjush Dako kurban që opozita të hyjë në zgjedhje

2 min read

Thirrja e Vangjush Dakos në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, tregon se diçka po lëviz. Jo nga prokuroria, dosja 339/1, prej më shumë se 1 viti, nuk prekej me dorë nga organi i akuzës. Është politika edhe këtë herë që e ka vënë prokurorinë në lëvizje. Mesa duket janë po ata që nisën përgjimet e dosjes 339, gjermanët, që po shtyjnë politikën dhe nëpërmjet poltikës prokurorinë të veprojë.

Çfarë po ndodh atëherë? Pse prokuroria papritur thirri Dakon, pikërisht kur Rama dhe Basha po deklarojnë se nuk do ketë marrëveshje dhe as dialog sa për ta provuar marrëveshjen?

Pavarësisht retorikës së fortë për të mbajtur moralin e të vetëve, të dyja palët po lëvizin drejt moderimit të qëndrimeve. Edi Rama shau, fyeu e mallkoi opozitën të shtunën, për të fshehur ndryshimin e qëndrimit. Për herë të parë ai pranoi hetimin e dosjes 339/1.

Vetëm pak orë më vonë, Basha ia ktheu nga Londra me një deklaratë të ngjashme, në dukje e ashpër, por në thelb më e moderuar. “Nuk hymë në zgjedhje pa u dënuar blerësit e votave”, tha ai. Përsëri pak orë më pas, jepet një tjetër sinjal, Prokuroria e Krimeve të Rënda thërret Dakon për dosjen 339/1.

Mësa duket keyetari i Bashkise së Durrësit do të jetë kurbani i një dakortësie mes palëve. Ndërsa zgjedhjet po afrojnë dhe opozita mund të hyjë në momentet e fundit, si në 2017, duket se këtë herë nuk do të ketë 17 maj, as dialog të drejtperdrejtë, por një pakt në largësi me ndërmjetësi gjermane. Basha kërkon kokën e Dakos për të hyrë në zgjedhje dhe Rama është i gatshëm t’ja japë në tepsinë e Donika Prelës.

1 thought on “A po bëhet Vangjush Dako kurban që opozita të hyjë në zgjedhje

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.