Mon. Aug 19th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Pas Sajmir Tahirit edhe Vangjush Dako thirret nga krimet e rënda dosja 339

2 min read

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka shkuar ditën e enjte në në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku është pyetur në lidhje me atë që quhet “Dosja 339”.

Në këtë dosje ndodhen përgjime në lidhje për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.

Bëhet me dije se, Dako është pyetur në cilësinë e personit që është në dijeni të ngjarjeve.

Ndërkohë, hetimet janë mjaft sekrete, e për këtë nuk bëhen të ditura detaje nga dëshmia e tij.

Dako është pyetur të enjten nga ora 15.00 deri në orë 20.00 nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi .

Po ashtu bëhet me dije se janë marrë në pyetje edhe drejtues të tjerë lokalë.

Hetimet janë regjistruar për një sërë veprash penale, nga trafiku i drogës e deri te ato të lidhura me çështjet e zgjedhjeve. Në përgjime kanë dalë edhe gjyqtarë dhe prokurorë.

Dako është akuzuar nga opozita se ka blerë votat në Durrës në bashkëpunim me bandën Avdylaj. PD i është referuar përgjimeve të dosjes 339, ku Dako bisedonte me të ashtuquajturin Niçja.

Për këto përgjime më herët Dako është shprehur se ai ka biseduar si me çdo zgjedhës dhe se nuk bëhet fjalë për blerje apo shitje të votave.

Kujtojmë që ditën e sotme, Gjykata e Krimeve të Rënda refuzoi kërkesën për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i njohur si Niçja, i arrestuar si pjesë e grupit të Shijakut të akuzuar për trafik lëndësh narkotike.

Ndërkohë, dy prokurorët janë ende duke pyetur persona që dyhohet se kanë dijeni

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.