Thu. Oct 17th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Kush prish zgjedhjet nuk shkel ne SHBA…Rama del bllof …

2 min read

Kryeministri Rama ka leshuar nje deklarate te pazakonte gjat takimit me kandidatet per kryetar bashkie te zgjedhjeve vendore. Ai eshte shprehur se do te meren masa per personat qe do te tentojne te prishin zgjedhjet dhe nje nder to do te jete heqia e te drejtes per te shkuar ne cdo vend te SHBA dhe Europe. Mirpo kjo deklarate eshte hedhur posht nga ish-kreu i KQZ ,Kristaq Kume. Ne nje prononcim per media Kume eshte shprehur se nje ligj i tille nuk eshte i parashikuar ne legjislacionin shqiptar. Ndeshkimi i vetem per kete veper penale eshte 8 vite burg.

Deklarata e plote :

“Unë nuk e di ku e ka gjetur kryeministri këtë version, kur nuk parashikohet në legjislacionin shqiptar dhe kurrsesi nuk kam dijeni të parashikohet në asnjë lloj legjislacioni të një tjetër shteti.

Kur një individ përfshihet në prishjen e procesit zgjedhor që klasifikohet si krim zgjedhor dhe vepër penale, por jo si shkelje administrative, dënimi më i rëndë që mund të marrë është 8 vite burg, sipas legjislacionit shqiptar.

Por kjo nuk parashikon apo ndalon hyrjen në një tjetër shtet.

Nuk e di se si një politikan bën deklarata të tilla, në momentin që legjislacioni shqiptar nuk i nënshtrohet atij të SHBA-së apo Europian,”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.