Sun. Dec 8th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Kreu i FRPD reagon për ” Dëshminë e Dakos ” është dorëzim i kontrolluar nga Rama nesër do dalë i pafajshëm

2 min read

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, ka reaguar pas lajmeve se Vangjush Dako ka dëshmuar për mbi 5 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen e shit-blerjes së zgjedhjeve, 339

Këlliçi shprehet se “Dëshmia e kryebashkiakut të Durrësit para prokurorëve është një “dorëzim i kontrolluar i Dakos” nga ana e Ramës, sa për tu hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve dhe nesër do ta nxjerrë të pafajshëm”.

Postimi i plotë i kryetarit të FRPD-së

Pas dy vjetesh heshtje dhe perpjekjesh per te shkaterruar cdo prove, prokuroria qenka kujtuar me ne fund te therrase akulloren e Rames, Dakon e Nices. Ne fakt nuk ka asgje te re! Eshte i njejti skenar sic beri me Saimir Tahirin! Pas presionit te opozites dhe atij nderkombetar, Rama vendosi ti beje nje dorezim te kontrolluar Dakos, ti hedhe hi syve shqiptareve & nderkombetareve dhe neser ta nxjerre te pafajshem.

Kjo manover deshperuese e Edi Rames mund ti sherbeje vec lajmeve te dites por nuk mund ta ndihmoje ate te zgjase pushtetin e tij. Edi Rama nuk mund te genjeje me askend. Kjo prokurori e kapur eshte thjesht garanci per Ramen, per ti sherbyer krimit, politikaneve te lidhur me krimin dhe te korruptuarve, pra pushtetit te Edi Rames. Pa largimin e Edi Rames nuk mund te kete drejtesi, nuk mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme, nuk mund te kete Shqiperi europiane.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.