Mon. Dec 9th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Fakte te reja per Loredanen! E gjithe familja eshte kriminale, ka thene …

2 min read

Ka disa dite qe kengetarja Loredana Zefi eshte emri me i lakuar nga mediat. Kohet e fundit jo vetem per mire, por edhe bazuar ne akuzat e bera ndaj saj.

Rikujtojme se kengetarja eshte arrestuar perpara disa ditesh nga policia e Luzernit. Ky lajm u be i ditur nepermjet medias “20 minuten”, e cila ka nxjerre ne pah akuzat qe jan bere ndaj Zefit dhe per historikun e kesaj ngjarjeje.U mor vesh qe po te mbremje, pas marjes ne pyetje, Loredana u lirua.

Kengetarja akuzohet per vjedhjen e 700 mije frangave, ku ne baze te disa artikujve eshte shtirur si te ishte vajza e nje prej avokateve me te njojhur.

Por së fundmi mediat kosovare shkruajnë se Loredana nuk është e para prej pjesëtarëve të familjes së saj që vihet në shënjestër të një procesi gjyqësor.

Thuhet se familjarët e saj janë akuzuar edhe më parë për mashtrim, trafik droge dhe vjedhje.

Familja Zefi është e njohur për autoritet. Gruaja zvicerane Petra Z. ka akuzuar edhe vëllezërit e Loredanës për mashtrim.

Mësohet se ajo ka thënë:

E gjithë familja është kriminale.’’

Ajo ka treguar se ishte njëri nga vëllezërit e saj, i cili kontaktoi gruan 52 vjeçare, dhe i kërkoi para për “nënën e tij të sëmurë”.

Vëllai i Loredanës do të fitonte besimin e gruas zvicerane dhe kur Petra Z. kuptoi se ai ishte një mashtrues dhe nuk do t’ja kthente borxhin, hyri në lojë Loredana.

Ajo u paraqit si avokate me emrin, Anna Landmann dhe ofroi ndihmën e saj.

Më pas Petra pagoi 700.000 franga për depozita dhe tarifa ligjore. Gazeta ‘’blic’’ shkruan se Loredana ka jetuar deri pak javë më parë në një apartament në Luzern.

Fjalia e fundit e zonjes zviceriane e thene per kete ceshtje:

Vëllezërit tuaj nuk mund të ikin nga kjo!”


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.