Mon. Dec 9th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Hoxha dhe Beqiri, dy studentet flasin per rikthimin e protestes studentore.

2 min read

Data 22 Maj shenon rikthimin e protestes studentore. Nder fjalet me te permendura eshte pjesa e mos realizimit te kerkesave. Studentet ndihen te mashtruar nga qeveria dhe pervecese fasadave e fjaleve boshe ndaj studenteve thuhet se ka patur dhe presione te ndryshme ndaj tyre.
Presioni në Janar ka qenë shumë i madh ndaj studentëve. Ne duhet të tregojmë që jemi një rini që e duam arsimin, dhe nuk duhet të zgjedhim emigracionin si zgjidhje”, tha Hoxha.

Të ftuar në studion e Fax News Dorjan Beqiri dhe Arlind Hoxha, studentë të Universitetit të Tiranës, u shprehën se në radhët e studentëve ka zhgënjim dhe se pjesëmarrja në protestën e 22 Majit pritet që të jetë masive.

“22 Maji do te jetë një grevë një ditore përpara Ministrisë së Arsimit, pasi shumë prej kërkesave tona kanë mbetur të paplotësuara. Përgjysmimi i tarifave është bërë vetëm për një vit, dhe ne nuk e dimë si do të shkojë më tej. Nuk do të ketë protesta që do të mbahen për ditë me radhë, synojmë që pjesëmarrja në këtë protestë të jetë shumë e madhe. Për arsimin ka vend gjithnjë për protesta të tjera”, u shpreh Beqiri.

Risia e kesaj proteste eshte dhe pjesemarja e pedagogeve dhe e te gjithe qytetareve qe e konsiderojne kete proteste te drejte.

Dy studentët kanë komentuar dhe zgjedhjet e fundit për Bordin e UT-së, një proces të cilin e quajtën si një farsë, dhe që nuk ka pasur mbështetjen e tyre. Hoxha dhe Beqiri u shprehën se pjesëmarrja në votime e studentëve ka qenë shumë e ulët.

foto ilustruese nga proteste studentore muaji dhjetor

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.