Sun. Aug 18th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

22 Maj! Cka pritet te ndodh me rikthimin e studenteve ne shesh…

3 min read

Studentët dhe vete pedagoget bashkohen në 22 Maj duke e drejtuar protesten e tyre ne Ministrine e Arsimit, vetem e vetem per nje arsim cilësor. Zhgenjim i madh nga premtimet boshe të qeverisë i ka detyruar të rinjtë të rikthehen për të kërkuar të drejtat e tyre. Ata thonë se nuk do ta ndalim rrugën e nisur për të rikthyer dinjitetin në arsim. Nuk mjaftojne fjalet boshe per te ulur nje revolte studentore.

Dorjan Beqiri gjate nje interviste per ShTV eshte shprehur:

”Ne, më datën 22 maj kemi vendosur të organizojmë një protestë studentore, që erdhi si pasojë e mosplotësimit të shumicës së kërkesave që studentët bënë në Dhjetor e Janar. Kjo është bërë në bashkëbisedim me shumë studentë, por dua të theksoj se të djelën pasdite Këshillat Studentorë dhe përfaqësi të ndryshme nga studentët e të gjitha universiteteve publike do të bëjnë një mbledhje ku do të përcaktojnë ecurinë e protestës. Këshillat Studentorë janë ata që do të organizojnë protestën, ndërsa ditën e hënë do të ketë një përfaqësi nga ana e stafeve pedagogjike me problematikat e tyre mësimore. Kjo protestë do të jetë e përbashkët si nga ana studentore dhe nga ana e pedagogëve. Ne kemi vendosur që kjo të jetë një protestë e përbashkët dhe në fund t’i shërbejë jetës universitare. Protesta është menduar që të zgjasë vetëm një ditë para Ministrisë së Arsimit në orën 12:00. Mund t’ju them me bindje që nëse do të ketë mbështetje masive nga shumica e studentëve, pavarësisht se thuhet se studentët janë lodhur shpresoj shumë që të jemi aty sa më të shumtë në numër kërkojmë mbështetjen e mbarë qytetarëve dhe gjimnazistëve. Vendi është para Ministrisë së Arsimit sepse kërkesat tona lidhen drejtpërsëdrejti me atë institucion, nëse nuk na dëgjon ajo ministri nuk ka kush na dëgjon tjetër. Është shumë e drejtë që ne protestën tonë e kemi nisur vetëm me një pikë për anulimin e VKM dhe në ditët në vazhdim dolëm në konkluzionin që jeta universitare ka mijra probleme.Në protestën e ardhshme ne do të vijmë me kërkesa të reja e më konkrete, gjithashtu do të ngrejmë zërin dhe për ato kërkesa që nuk janë plotësuar. Ne protestën e nisëm tek Ministria e Arsimit, por kërkesave tona kryeministri ju përgjigj vet, ndaj dhe nuk kishte më sens që zhvillonim protestën aty dhe u zhvendosëm tek kryeministria. Duke parë rrjedhën që ka bërë kryeministri ,por dhe vet ministrja e re Besa Shahini për propagandën në lidhje me Paktin për Universitetin është parë e arsyeshme që këtij pakti ti japim një shumëplakë, pasi është i mirë menduar për ta shitur si propagandë”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.