Sun. Dec 8th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Sahit Dollapi nuk u rrëzova por më kanë goditur me plumb gome

3 min read

Sekretari Organizativ i PD Sahit Dollapi në një lidhje telefonike me gazetarin Ylli Rakipi në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se është goditur ndër të tjera edhe me plumb plastik në këmbë të majtë. Ai u shpreh se e kanë qëlluar në thuajse çdo pjesë trupi, kurse deklaroi se për asnjë moment nuk ka ushtruar dhunë qoftë edhe ndaj një polici.
“Kam qenë në ushtrimin e detyrës sime si drejtues i tubimit, gjë që ma cakton ligji. Kemi bërë gjithçka që asnjë polic të mos cenohet nga protestuesit. Qëllimi im ka qenë mbrojtja e forcave të rendit. Ne nuk e kemi luftën me to, ata kanë të njëjtën kauzë si ne.
Në atë kohë, unë dëgjoj një vajzë gazetare ishte që tha ‘vdiqa’ dhe e kam marrë dhe gjatë rrugës gjeta një kameraman në gjendje të rëndë. Në atë kohë, jam penguar në mënyrë barbare. Më vonë mësova se polici quhej Arben Bare. Kam vënë kundra-gazin dhe kam dashur të iki. Në atë moment kam dëgjuar policët më kanë ardhur. Në këmbën e majtë jam goditur me plumb plastik. Në moment jam humbur ekuilibrit. Më tej kanë ardhur shumë policë dhe më kanë qëlluar nmë mënyrë barbare, edhe pasi jam prezantuar se kush jam.
Konkretisht jam goditur në këmbë, në krah , kudo, thuajse në çdo pjesë të trupit. Në momentin e parë që jam kapur nga policia, i kam kërkuar që të dërgohem në spital, por ata nuk mu përgjigjen për këtë kërkesë. Rreth 2 orë e gjysmë kam qëndruar në Drejtorinë e Policisë dhe më vonë jam dërguar në Spitalin e Burgut. Aktualisht nuk kam asnjë urdhër-ndalimi, nuk kam asnjë proces verbal për thyerje ligji, por ishte ndalim i paligjshëm. Më vonë shkova në Spitalin Ushtarak, që dukej si në Kabul, aq shumë kishte prezencë policie atje.

Celularin që kam pasur e ka marrë policia dhe nuk më ka rëndë ndërmend me të, për shkak se nuk kam asgjë. Unë kam pasur problem anën shëndetësore. Jam dërguar më vonë për të bërë operacion. Unë ligjërisht do ndjek gjithë procedurën për dhunimin që më është bërë dhe dua të zbatohet ligji. Dua të qaroj se jam Sekretar Organizativ i PD dhe merrem me organizimin që me cakton Partia Demokratike. Thjesht kam hedhur shishe ujë. Në asnjë moment nuk kam goditur asnjë polic më vete. Nëse më del dikush se kam goditur një polic, atëherë le të ketë ndaj meje çdo lloj mase.
Unë mendoj që të gjithë ata që mendojnë se me dhunë mund ta ndalojnë këtë gjë, i kanë bërë llogaritë gabim.”, tha Sahit Dollapi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.