Thu. Oct 17th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Klarisa Rexhvelaj — Pranverë Studentore

3 min read

Nga Klarisa Rexhvelaj

E ku mbetën kërkesat tona ?
Mos vallë u ngritëm për një pergjysmim tarife të thjeshtë e na mbydhen gojën me një VKM ?!
Mos vallë u permirsua diçka që ne të heshtim ?!

Pergjigja është JO!

Studenti në metropol vazhdon të vuaj mbi shpinë 1000 e 1 peripeci…

Nga tavani i shkollës akoma na pikojnë pikat e shiut mbi kokë. Ulemi në klasa të akullta e perpiqemi të deshifrojmë çfarë kanë dashur të thonë autorët e literaturave tona me google translate.

Prinderit e mjere akoma të papunë, lënë kafshatën në një anë për t’i dhënë një copë bukë me vete studentit, shpenzimet e të cilit nuk kanë fund. Të ishin konviktet ndoshta do të kishim një cati që ta përballonim ekonomikisht e të fusnim kokën, duke reduktuar gjysmën e shpenzimeve .

Se di ku përfundoi Lali Eri me fasadën e tij për Kartën e Studentit ?!

Apo ato përrallat që Kryeministri tregon për rritjen e investimeve në Universitete…
Janë mësuar qeveritaret të na ngrohin me fjalë boshe né TV.

Tentojnë të na përdorin si top futbolli të na pasojnë nga vetja tek Rektori megjithëse fajtori i vërtetë dihet.

Ligji i Arsimit të lartë sëbashku me aktorin politik që e ideoi, miratoi e që e mbron me gjithë shpirt si trofeun kryesor në listën e ti të deshtimit.

A nuk mendoni se duhet t’i japim një grusht të mirë kujdo që tentoi të tallej me problematikat tona ?!

A thua se kerkonim lukse e jo kerkesa jetike , bazike, imediate…

A nuk mendoni se jemi të vetmit që t’i japim një shuplake të mirë sistemit , e ndryshimi të filloj nga ne si rini ?!

Po u dozuam ne, kush do e mbajë ndezur shpresën e këti kombi ?!
Po ikem ne me trastat mbi shpinë kush do t’i mbetet vendit ?!
Kush do jetë drita për nesër???

Nuk po kërkoj të zgjoj ndjenjen e idealizimit tek asnjëri nga ju që lexon këtë koment tim.

Kërkoj të di nëse edhe dikush tjetër mbeti kaq i pakënaqur sa unë nga fazadat që na ofruan . Kërkoj të di nëse dhe dikush tjetër shpreson akoma për një ditë më të mira, për ta bërë vendin , për të ndryshuar realitetin.

Ndryshimi nuk bie nga qielli si dhurat për festa, na takon ne kjo përgjegjësi.
Është obligimi ynë ta kryejmë këtë detyrim ndaj vetës, familjes dhe vendit.

Nëse dikush e ndjen veten në këtë vorbull mendimesh, dita është me 22 Maj, ora 12:00, para Ministrisë së Arsimit.

Të bëjmë mrekullin siç dim ne, të ndezim të gjitha dritat e shpresës për sot edhe për nesër.

A jeni gati?

Klarisa Rexhvelaj Studente

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.