Sun. Dec 8th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Flet për herë të parë Said Dollapi ja cfarë tha polici Arben Baro dhe pse vrapova

2 min read

TIRANË Said Dollapi, sekretari organizativ i Partisë Demokratike ka folur për herë të parë pasi u dhunua nga efektivët e policisë më datë 11 maj, gjatë protestës që zhvilloi opozita.

Në një lidhje telefonike me “Të paekspozuarit”, Dollapi tha se ka qenë në ushtrimin e detyrës së tij, si drejtues i tubimit.

Ma përcakton ligji të jem në një pozicion të dukshëm, pranë forcave të rendit. Në mënyrë që punonjësit e policisë të mos cënohen nga protestuesit.

Un po kthehesha në selinë e PD-së dhe dëgjova zërin en jë zonjushe ‘vdiqa mbarova’.

Shkova dhe pashë që ajo ishte një gazetare, e mora dhe e çova tek dy kullat. Gjatë rrugës mora edhe një kameraman dhe e bashkova me gazetaren. Jam intimiduar dhe jam dhunuar në mënyrë barabre nga një efektiv policie që më vonë e mora vesh që ishte Arben Baro.

Hoqa kundragazin, u prezantova dhe doja të largohesha. Tentova të largohesha dhe në atë moment dëgjova fjalët ‘kapeni, largojeni, mbyteni’.

Ika me vrap dhe në atë moment ndjeva një goditje. Isha i shtrirë pasi humba ekuilibrin. Më goditën në këmbë me një plumb plastik. Më pas erdhën një grumbull policësh që vepruan në mënyrë të pamëshirshme mbi mua.

Edhe pse unë nuk bëra rezistencë, edhe pse u prezantova, përsëri ata ushtruan dhunë mbi mua.

Kam shenja në të gjitha pjesët e trupit,”- tha Dollapi ndër të tjera.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.