Thu. Oct 17th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Cmendet Mustafa Nano bën apel të shtypen protestuesit

2 min read

Mustafa Nano i është drejtuar qeverisë dhe ndërkombëtarëve që ta mbysin dhunën e opozitës se:

“Unë e di, që apeli në mbrojtje të rendit e qetësisë publike shkon në favor të pushtetit. Por kështu si po shkojnë punët, nuk bëhem më merak për këtë gjë. Nuk kam luksin për të jetuar me një merak të tillë. Askush nuk e ka më këtë luks. Madje, me këtë rast po i bëj një apel qeverisë (edhe partnerëve të huaj që kanë ndikim e pushtet në Shqipëri): Është ok që merrni përsipër të mbroni të drejtën e dhjetra mijrave njerëzve për të protestuar, por në të njëjtën kohë duhet të merrni përsipër, mbi të gjitha, të mbroni të drejtën e qindra mijrave të, tjerëve për ditë jetuar në paqe në vendin e tyre” ka deklaruar Nano.

Një nga argumentat që ai ka përdorur për t’i ardhur në mbështetje përfundimit të tij është ideja se “…një kauzë e drejtë, e përfaqësuar nga njerëz të gabuar, është një kauzë e gabuar”.

Në realitet kjo qëndronpor ka një ndryshim të vogël; kur PD ishte në pushtet, Nano predikonte se të gjitha qelbësirat duhej të bëheshin bashkë kundër tij. Ndërsa sot ka optikë tjetër. Ai thotë: “Kauza e çdo qelbësire është kauzë e gabuar”. “Vetem budallenjtë nuk ndryshojnë mendim” thotë populli dhe Nano duket se nuk I humbet rastet për ta bërë këtë sa herë nuk fryjnë erërat sipas dëshirës së velave të tij.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.