Thu. Oct 17th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Me një milion euro pasuri/ Kandidati socialist për kryebashkiak i dënuar mbi tre herë

9 min read

Kryetari i PS Edi Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me takimin qe ka zhvilluar me Sekretaren amerikane te Shtetit Hillary Clinton, e cila ndodhet ne nje vizite zyrtare ne Tirane, ne kuader te nje turneu ne vendet e Ballkanit Perendimor.

Aleanca për Shqipërinë Europiane, tashmë ka zyrtarizuar 61 kandidatë për kryetarë bashkish dhe komunash.

Për Bashkinë e Poliçanit, do të kandidojë për mandatin e katërt Adriatik Zotkaj.

Ky i fundit e mori mandatin e parë në 2004, të dytin në 2007 dhe të tretin në 2015, të cilin po e vazhdon.

I përzgjedhuri i PS, rezulton se ka qenë i dënuar tre herë radhazi për vepra të ndryshme penale.

Sipas asaj që ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, Zotkaj rezulton se është dënuar me tre vite burg, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por pa e deklaruar vitin se ku është dhënë dënimi.

Gjithashtu me vendim gjyqësor nr.3 të datës, 01.02.2001, Zotkaj është dënuar me 10 muaj burg për kundërshtim të punonjësve të policisë.

Ndërsa me vendimin gjyqësor nr.370 të datës 21.05.2002 ai është dënuar për herë të tretë me 1 vit burg. Ai në formular nuk thotë se për çfarë vepre penale është dënuar, por shkruan për një krim.

Aleanca për Shqipërinë Europiane, tashmë ka zyrtarizuar 61 kandidatë për kryetarë bashkish dhe komunash.

Për Bashkinë e Poliçanit, do të kandidojë për mandatin e katërt Adriatik Zotkaj.

Ky i fundit e mori mandatin e parë në 2004, të dytin në 2007 dhe të tretin në 2015, të cilin po e vazhdon.

I përzgjedhuri i PS, rezulton se ka qenë i dënuar tre herë radhazi për vepra të ndryshme penale.

Sipas asaj që ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, Zotkaj rezulton se është dënuar me tre vite burg, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por pa e deklaruar vitin se ku është dhënë dënimi.

Gjithashtu me vendim gjyqësor nr.3 të datës, 01.02.2001, Zotkaj është dënuar me 10 muaj burg për kundërshtim të punonjësve të policisë.

Ndërsa me vendimin gjyqësor nr.370 të datës 21.05.2002 ai është dënuar për herë të tretë me 1 vit burg. Ai në formular nuk thotë se për çfarë vepre penale është dënuar, por shkruan për një krim.

Më herët, në vitin 2017 Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit si kryetar Bashkie për Adriatik Zotkajn

“Sektori i “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme ka konstatuar se subjektit Adriatik Zotkaj i duhet ndërprerë mandati i kryetarit të Bashkisë, pasi rezulton se: Subjekti, nga përgjigjet dhe verifikimet e kryera, rezulton se nuk ka deklaruar vendimin gjyqësor të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Skrapar nr. 20, datë 29.07.1985, edhe pse ka pasur detyrimin ligjor për ta pasqyruar në pyetjen 1 të formularit të vetëdeklarimit, njëjtë siç ka deklaruar dhe vendimet e tjera penale dhënë nga Gjykatat e Shkallës së Parë Skrapar, Korçë dhe Tiranë. 11:37 AM 5/15/2019”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Por, KQZ hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë , duke votuar kundër shpalljes së pavlefshmërisë dhe përfundimit e parakohshëm të mandatit për Zotkajn.

Por edhe kjo çështje u sfumua dhe asnjëherë nuk u tha përfundimi.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga Adriatik Zotkaj, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

CNA

C

  • Por edhe kjo çështje u sfumua dhe asnjëherë nuk u tha përfundimi.

    Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga Adriatik Zotkaj, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Por edhe kjo çështje u sfumua dhe asnjëherë nuk u tha përfundimi.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga Adriatik Zotkaj, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Adriatik Zotkaj

Viti 2004

Paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan në vlerën 635 355 lekë.

Shpërblime si anëtar i Këshillit të Qarkut Berat në vlerën 120 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Mirela Zotkaj paga nga mësimdhënia në vlerën 17 685 lekë.

Viti 2005

Paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan në vlerën 769 000 lekë.

Shpërblime si anëtar i Këshillit të Qarkut Berat në vlerën 107 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Mirela Zotkaj paga nga mësimdhënia në vlerën 215 600 lekë.

Viti 2006

Paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan në vlerën 890 926 lekë.

Shpërblime si anëtar i Këshillit të Qarkut Berat në vlerën 118 800 lekë.

Bashkëshortja zonja Mirela Zotkaj paga nga mësimdhënia në vlerën 227 340 lekë.

 Viti 2007

Paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan në vlerën 1 080 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Mirela Zotkaj paga nga mësimdhënia në vlerën 386 556 lekë.

Viti 2008

Paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan në vlerën 708 744 lekë.

Bashkëshortja zonja Mirela Zotkaj paga nga mësimdhënia në vlerën 337 490 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 592 000 lekë për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 1 000 000 lekë, afat shlyerje 7 vjet dhe këst mujor 21 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 47 941 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 50 000 euro, interes 12 654 euro, këst mujor 1 134 euro dhe afat shlyerje 4.5 vjet.

Detyrime të papaguara në vlerën 19 702 865 lekë për një hua marrë subjektit Lani shpk, Tiranë.

Detyrime të paguara në vlerën -252 000 lekë për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 1 000 000 lekë, afat shlyerje 7 vjet dhe këst mujor 21 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -14 713 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 50 000 euro, interes 12 654 euro, këst mujor 1 134 euro dhe afat shlyerje 4.5 vjet.

Viti 2009

Paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan në vlerën 909 000 lekë.

Shpërblime si anëtar i Këshillit të Qarkut Berat në vlerën 109 200 lekë.

Shpërblime si kryetar i KRT në vlerën 13 500 lekë.

Bashkëshortja zonja Mirela Zotkaj paga nga mësimdhënia në vlerën 415 600 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 38 727 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 50 000 euro dhe këst mujor 1 223 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -14 684 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 50 000 euro dhe këst mujor 1 223 euro.

Viti 2010

Paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan në vlerën 900 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 67 000 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 70 000 euro, këst mujor 1 300 euro dhe afat maturimi 7 vjet.

Detyrime të papaguara në vlerën 19 702 865 lekë për një hua marrë nga shoqëria Lani shpk në Tiranë.

Detyrime të paguara në vlerën -30 000 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 70 000 euro, këst mujor 1 300 euro dhe afat maturimi 7 vjet.

Viti 2011

Paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan në vlerën 700 932 lekë.

Shpërblime si anëtar i Këshillit të Qarkut Berat në vlerën 140 400 lekë.

Bashkëshortja zonja Mirela Zotkaj paga nga mësimdhënia në vlerën 458 328 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 68 161 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 75 000 euro, këst mujor 1 282 euro dhe afat maturimi 7 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -14 107 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë me principal 75 000 euro, këst mujor 1 282 euro dhe afat maturimi 7 vjet.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 700 932 lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut 140 400 lekë.

Bashkëshortja: të ardhura nga paga si mësuese shkolle për 8 muaj 313 600 lekë

Bashkëshortja: të ardhura nga paga si drejtoresh çerdheje për 4 muaj 133 026 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën 15 389 euro për një kredi bankare të aktivizuar në 24.01.2011

Viti 2013

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si Kryetar Bashkie 700 392 lekë.

Të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut 140 400 lekë.

Bashkëshortja: të ardhura nga paga si drejtoresh çerdheje për 8 muaj 315 752 lekë

Bashkëshortja: të ardhura nga paga si mësuese për 4 muaj 174 500 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën 15 389 euro për një kredi bankare të aktivizuar në 24.1.2011, detyrimi është pjesë e regjimit martesor.

Detyrime të paguara në vlerën 17 915 euro për një kredi të aktivizuar në 4.10.2012, detyrimi është pjesë e regjimit martesor.

Viti 2014 (Deklarimi fillestar)

Bashkëpronar me bashkëshorten i një toke me sip. 1100 m2.

Zotërues i 33 % të aksioneve në shoqërinë ABG shpk

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 75 000 euro me afat 7 vjet, detyrimi financiar i pashlyer 44 554 euro.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 30 000 euro me afat 2 vjet, detyrimi financiar i pashlyer 2 076 euro.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, në emër të shoqërisë ABG shpk 1 000 000 euro, detyrimi financiar i shlyer 500 000 euro.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si kryetar bashkie, 667 385 lekë.

Të ardhura si anëtar i këshillit të qarkut, 140 400 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e një sip. toke 1100 m2, 240 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si mësuese në shkollën 9-vjeçare “70-vjetori i Pavarësisë”, (mars- dhjetor

2014), 440 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si drejtore e shkollës 9-vjeçare “70-vjetori i Pavarësisë”, (janar-mars

2014), 98 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Poliçan, 750 048 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e një sip. toke 1100 m 2 216 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Mirela Zotkaj, të ardhura nga paga si mësuese në shkollën 9-vjeçare “70-vjetori i Pavarësisë”, 01.01.2016 – 07.03.2016, 89 889 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Mirela Zotkaj, të ardhura nga paga si drejtoresh e shkollës 9-vjeçare “70-vjetori i Pavarësisë”, 07.03.2016 – 31.12.2016, 595 191 lekë.

Djali, Z. Maliq Zotkaj, të ardhura nga paga si jurist, tetor – dhjetor 2016, 111 528 lekë.

Kartë krediti me limit 2 000 euro.

Bashkëshortja, overdraft bankar në shumën 50 000 lekë.

Bashkëshortja, kartë krediti me limit 500 euro.

Djali, overdraft bankar në shumën 70 000 lekë.

Shlyer në vitin 2016 -15 904 euro për kredi bankare marrë më 24.01.2011 për blerje pajisjesh, me principal 75 000 euro, interes 10.8% në vit, afat shlyerje 7 vjet dhe këst mujor 1 282 euro. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 15 668 euro.

Viti 2017

Të ardhura neto me vlerë 591 075 Lekë nga paga si Kryetar Bashkie, për periudhën Janar-Shtator 2017.

Të ardhura me vlerë 238 000 Lekë nga lidhja e kontratës noteriale me Vodafone Albania në datë 22.10.2012 për qiradhënien e një sipërfaqe toke me qëllim vendosjen e stacionit radio ‘Site 643A Tomorrica’ . Të ardhurat janë depozituar pranë Union Bank dhe janë pjesë e rregjistrit familjar.

Bashkëshortja, të ardhura neto të vitit me vlerë 576 222 Lekë nga paga si Drejtore e Shkollës 9 vjeçare ’70 Vjetori i Pavarësisë’.

I biri, të ardhura neto të vitit me vlerë 416 660 Lekë nga puna si jurist.

E bija Znj. Endi Zotkaj, të ardhura me vlerë 73 325 Lekë nga fitimi si administratore e objektit lloji Farmaci me NIPT L79205401H, regjistruar në datë 5.06.2017. Të ardhurat nga aktiviteti kanë qënë 713 744 Lekë dhe shpenzimet 640 419 Lekë.

Pasuri e patundshme me sipërfaqe 1 000 m2, e regjistruar sipas kontratës të shitblerjes me datë 5.09.2012, pjesë e rregjistrit familjar.

Subjekti zotëron 33% të aksioneve të shoqërisë ABG Sh.p.k Albania Beverages Group Sh.p.k, me nipt K79818401U. Vlera në lekë e zotërimit është 33 000 Lekë dhe gjatë vitit 2017 nuk është marrë dividend.

Pasuria e Patundshme me sipërfaqe 5 000 m2 arë plus ndërtesë e regjistruar në emër të firmës Perla e Tomorrit është pajisur me Leje Legalizimi në datën 19. 05. 2017 (prona ndodhet në territorin e bashkisë Çorovodë, rrethi Skrapar). Në certifikatën e pronësisë së Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme ZVRPP Skrapar , lëshuar në datën 21. 06. 2017 emri i pronarit është korrigjuar. Kjo pasi firma Perla e Tomorit me vendim të Asamblesë së Përgjithshme ka ndryshuar emër duke u bërë ABG Sh.p.k Albania Beverages Group Sh.p.k, me nipt K79818401U.

Bashkëshortja, shpenzim me vlerë 500 Euro nga karta e kreditit pranë Union Bank me limit 500 Euro krijuar në datë 15.06.2015.

Bashkëshortja, over draft në shumën 50 000 Lekë pranë Union Bank, krijuar në datë 13.05.2015.

I biri, over draft në shumën 70 000 Lekë në llogarinë e pagës pranë Union Bank, vlera e pashlyer e detyrimit në 31 Dhjetor 2017 është 69 230 Lekë dhe gjatë vitit nuk është bërë asnjë pagesë.

E bija Znj. Endi Zotkaj, shitje e autoveturës tip Toyota blerë në vitin 2015 me vlerë 280 000 Lekë dhe shitur sipas kontratës noteriale me datë 27.11.2017 dhe vlerë 4 000 Euro.

Gjendja e llogarisë së biznesit të Znj. Zotkaj pranë Union Bank për periudhën Shtator-Dhjetor 2017 është 56 700 Lekë.

Shlyerje e vlerës prej 15 523,48 Euro për kredinë për blerje pajisje me vlerë 75 000 Euro, me afat 7 vjet, interes 10.8% në vit dhe këste mujore prej 1282,45 Euro. Kredia është marrë pranë Union Bank në datë 24.01.2011 dhe mbaron në 24.01.2018. Shuma e mbetur e detyrimit për tu shlyer në Janar 2018 është 1282,58 Euro.

2) Shlyer shuma prej 2 000 Euro për detyrimin e kartës të kreditit pranë Union Bank me limit shpenzimi deri në 2 000 Euro.

Adriatik Zotka

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.