Thu. Oct 17th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Nëse Bechetti ka fituar gjyqin me Ramën duhet ti konfiskohet vila në Surrel ja kush e thotë

2 min read

Ekonomisti Pano Sako ka reaguar ashpër ndaj lajmit se Bechetti ka fituar gjyqin ndaj shqipërisë dhe shteti shqipëtar i detyrohet 120 milion € bisnesmenit që ishte pronari Agon Chanel

Reagimi i plotë :

Po lexoj lajmin për çështjen e njërit prej gjyqeve në Gjykatën e Arbitrazhit që kompania e Becchetitt ka hapur ndaj shtetit shqiptar. E kërkova te faqja e ICSID, por vendimi nuk ishte zbardhur ende.

Fillimisht duhet pritur zbardhja e vendimit nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit.

Nëse vërtet Gjykata e Arbitrazhit ka penalizuar Shqipërinë për çështjen e mbylljes së Agon Channel, siç po pretendojnë burime gazetash të ndryshme, atëherë ky është kusht juridik që Kryeministri jo vetëm duhet të japë dorëheqjen, jo vetëm që duhet hapur proçedim penal për shpërdorim detyre me kosto për buxhetin e shtetit, por duhet t’i sekuestrohet gjithë pasuria deri në likujdimin e plotë të shumës. Pra, nëse gjoba që ka marrë shteti shqiptar është 110 milionë € (sa pretendohet nga disa media) atëherë fajtorit të gjetur në vendimin e gjykatës (pra Kryeministrit) duhet t’i sekuestrohet shtëpia, pasuritë e tjera të vetat dhe të familjes dhe çdo gjë deri në masën sa të shlyejë gjithë detyrimin që i lind shtetit prej veprimit të paligjshëm të tij, të gjetur si të tillë nga një Gjykata.

Dhe ky do të ishte një rast e zeza mbi të bardhë për cilindo prokuror apo gjykatës.
Një gjykatë ndërkombëtare ka gjetur si të paligjshëm veprimet e qeverisë dhe Kryeministrit, kështu që asnjë prokuror dhe asnjë gjykatës as ka për t’u lodhur fare me çështjen, veç të hapi gjyqin, të shpallë dënimin dhe ta çojë në burg.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.