Mon. Aug 19th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Kush janë vipat që aksidentuan kalimtarë dhe nuk u dënuan kurrë nga Fatos Nano deri tek …

6 min read

TIRANË– Ditët e fundit portalet po ‘ziejnë’ nga lajmet në lidhje me adoleshentin e aksidentuar nga gazetarja Mira Kazhani dhe mënyrën se si u përpoq të fshihej kjo ngjarje.

Ndërkohë që 17-vjeçari po lufton me jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është shpërfytyruar dhe ndodhet në gjendje kome, ky rast na solli ndërmend aksidentet ku persona publikë shqiptarë përplasën qytetarë dhe ia ‘hodhën pa lagur’.

Në rastin më të mirë kanë qëndruar pak muaj pas hekurave, ndërsa në rastin më të keq, kanë hedhur të aksidentuarin në kanal dhe janë larguar.

Disa nga aksidentet që shkaktuan ‘bujë’ në media dhe u përpoqën të kamufloheshin në mënyra të ndryshme për të mos dëmtuar imazhin e ‘VIP’-ave të përfshirë.

1-Rasti i gazetares Mira Kazhani me adoleshentin Nertil Pëllumbi

Rasti më i fundit është ai ku u përfshi gazetarja Mira Kazhani. Kjo ngjarje u raportua si një aksident rutinë, ku thuhej se gazetarja Mira Kazhani është përfshirë në një aksident ku një i moshuar 76 vjeç kishte mbetur i plagosur. Më tej u bë me dije se i plagosuri fatmirësisht kishte shpëtuar.

Por faqet më aktive si ajo e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe JOQ, nisën të publikonin mesazhe dhe denoncime nga të afërm dhe miq të të aksidentuarit, ku thuhej se ai ishte në gjendje të rëndë për jetën.

I moshuari 76-vjeçar, rezultoi të ishte një 17-vjeçar me emrin Nertil Pëllumbi, i cili është në gjendje kome dhe po lufton për jetën në Spitalin Ushatarak. Dosja.al gjithashtu ka mësuar se i mituri është shpërfytyruar tërësisht nga përplasja.

Në një status në rrjetet sociale gazetarja Kazhani deklaroi se familjarët e saj i kanë qëndruar natë e ditë mbi kokë të miturit.

Ndërkohë pas kërkimeve të Dosja.al rezultoi se e vërteta është krejt ndryshe. Ne shkuam një ditë pas reagimit të gazetares Mira Kazhani në spitalin e Traumës në Tiranë dhe aty takuam familjarë dhe kushërinj të Nertil Pëllumbit, të cilët u shprehën se kanë bërë një pakt me babain e gazetares Mira Kazhani.

Nuk flasim dot për mediat. Ne do të flasim kur Nertili të ngrihet në këmbë. I kemi premtuar babait të Mira Kazhanit që nuk do të flasim për mediat. Ata na premtuan se do të paguajnë të gjitha shpenzimet e trajtimit mjekësor të të riut,”- thanë ata.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj në një prononcim për Dosja.al, u shpreh se pas verifikimeve, gazetarja Mira Kazhani po ndiqet në gjendje të lirë.

2-Taulant Balla që përplasi kalimtarin

Më datë 4 maj 2018 në media u publikuan disa foto ku shihej Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla teksa i jepte ndihmën e parë një kalimtari të aksidentuar. Sipas statusit të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, ‘qytetari digjital’ shprehet se Taulant Balla ka aksidentuar një kalimtar dhe se gjithçka po modifikohet në mënyrë që deputeti i PS-së të dalë i pafajshëm.

” Taulant Balla aksidenton qytetarin!
Çunat e krimit po bejne gjithçka te fshijne krimin! Sb
“Pershendetje doktorr …
Para pak minutash deputeti taulant balla eshte perfshire ne nje aksident rrugor ne unazen e elbasanit.te gjith zagaret e ketij pushteti nuk u interesuan per te plagosurin por po turren me vrap per te rregulluar cdo dokument qe zotnia balla te dali i pafajshem,mediat mashtrojne publikun sikur Balla ndihmon viktimen e tjetrit turp,turp.”- shkruante Berisha në statusin e tij.

Ndërkohë nga ana tjetër Policia e Shtetit njoftoi se: “Sot rreth orës 16:15, në unazën e qytetit të Elbasanit, shtetësja Ll. Biqiku e datëlindjes 13.08.1981, duke drejtuar mjetin tip Renault me targa AA 373 JY ka aksidentuar shtetasin I. Kondi i datëlindjes 23.10. 1949,…”.

Në një status në rrjetet sociale, Taulant Balla e quajti ish-kryeministrin Berisha një plak të çmendur, që shpiki aksidentin.

3- Ish-deputeti Aqif Rakipi përplas për vdekje këmbësorin

Ish-deputeti i PDIU Aqif Rakipi aksidentoi për vdekje një 53-vjeçar më datë 17 gusht 2017. Aksidenti ndodhi në në orët e para të mëngjesir, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, teksa këmbësori po kalonte rrugën.

Sipas dëshmisë së ish-deputetit, Rakipi u shpreh se ka qënë kalimtari ai që i ka dalë përpara makinës, ndërkohë nga testi i alkolit rezultoi që Aqifi nuk kishte konsumuar aspak pije alkolike.

Ish-deputeti Rakipi u la i lirë me urdhër të prokurorisë, ndërsa sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, hetimet vazhduan deri në zbardhjen e plotë të ngjarjen.

4- Këngëtarja Emmy u përplas për vdekje nga i dashuri i saj biznesmen Azis Kelmendi

Këngëtarja shqiptare Elsina Hidersha e njohur si Emmy, ndërroi jetë disa ditë pasi u aksidentua nga biznesmeni kosovar Azis Kelmendi. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 27 shkurtit në vitin 2011, në rrugën “Sadik Petrela”, ku ndodhej një nga lokalet e natës ku edhe këndonte 22-vjeçarja.

4 Muaj pas ngjarjes që i Gjykata e Tiranës liroi nga qelia të akuzuarin si shkaktarin e vdekjes së Hidershas, biznesmenin Azis Kelmendi. Në vendimin e saj Gjykata arsyetonte se biznesmeni kishte pasur qëllim vetëm të largohej mëngjesin e herët të 27 shkurtit 2011, kur këngëtarja Emmy ishte varur në xhamin e derës së parme të automjetit të tij.

Sipas dëshmive të mikeshave të Emmy-t, thuhej se këngëtarja ishte shumë e lidhur dhe shumë xheloze ndaj Kelmendit në kohën që ata kishin lidhje intime me njëri-tjetrin. E njëjta shoqe pohoi një vajtje të Emmy-t në Kosovë për të takuar Kelmendin në formë surprizë në dhjetor të vitit 2010. “Në të njëjtën kohë, Azizit i kishte ardhur gruaja nga Gjermania. Emmy ka shkuar dhe i ka trokitur në derë. Donte të takonte gruan e tij dhe t’i bënte të ditur lidhjen mes saj dhe Azisit,”– shkruhej në deklarim.

Nga ana tjetër familjarët e këngëtares Emmy u shprehën atëherë për mediat se lirimi i bizensmenit ka qenë si një vrasje e dytë për Emmy-n.

Ata akuzojnë Drejtësinë se po tallet me gjakun e vajzës së tyre. Babai, Ali Hidersha, dy vëllezërit, Emiliano dhe Andoni dhe mptra ë këngëtares së ndjerë, Sonila u shprehën se hetimi i prokurorisë ka qenë i njëanshëm dhe hedhin poshtë çdo deklaratë të Kelmendit dhe përfaqësuesit të tij ligjor që patën thënë se mes dy familjeve janë bërë negociata dhe marrëdhëniet janë drejt normalizimit.

Familjarët e Emmy-t deklaruar gjithashtu se e kanë marrë vesh për lidhjen e vazjës së tyre me biznesmenin e martuar pasi ajo ndërroi jetë. Ata janë shprehur se sipas informacioneve të mësuara nga miqtë e 22-vjeçares, Azisi e ka vrarë qëllimisht këngëtaren, pasi vazhdimisht e kërcënonte dhe dëshirontë që ajo të largohej nga jeta e tij.

5- Aksidenti i pazbuluar i ish-kryeministrit Fatos Nano

Ish-kryeminsitri Fatos Nano është përfshirë gjithashtu në një aksident në shkurt të vitit 2001. Ngjarja ndodhi në Shkallnuer, rreth orës 19.30 të darkës, ku u raportua se një makinë përplasi për vdekje një kalimtar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.