Thu. Oct 17th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Jemi kthyer njëlloj si në kohën e xhaxhit me burgime politike …

2 min read

Nëse do ti thelloheshim për të nxjerrë shifrat ekzakte do ishte një lodhje e kotë sepse ato janë në plan të dytë.
Janë me qindra të arrestuarit që prej nisjes së aksionit opozitar. Deri diku qeveria mund të arrestojë disa prej personave që dhunojnë pronën publike, por nuk është ky rasti. Sot, jemi në demokraci, të pakten kështu na shpreh lartëgjatësia e tij Rama, dhe fjala e lirë është e padiskutueshme. Ofendoi? Po Rama që çdo ditë e bën këtë gjë?

Edhe pse, Rama ka me ça krenohet, sepse në kohën e Xhaxhit shkoje në Spaç nëse thoje ska bukë, ndërse sot bërtit e “vdis” urie se askush se çan kokën. Por ama kur ti shan prijësin tonë burgosesh dhe familja se di ku ndodhesh. Sa tê drejta ka shkelur ky veprim? Apo varja se populli shqiptar nuk di dhe është injorant.

Rasti i djaloshit nga Elbasani, nuk është i pari dhe i fundit rast që me Ramën në krye ka ndodh dhe do të ndodh. Tanimë, kush ka dy pare mend, e ka kuptuar se shteti iu është kundërvënë popullit. Edhe administrates, mos kujtoni se po i mban me kimet. Ata mandje nuk bëjnë një “like” një demokrati sepse merr vêrejtje. Nën zë, shumë punonjës bashkie dhe administrate shtetore, tregojnë se po iu bëhet ping pong nga drejtuesit.

Ata që dalin në sheshe nuk hallin e Bashës, por hallin e vet. Kush nuk ka ndërmend t’a kuptojë ta vrasë mendjen dhe të mundohet ta kuptojë sepse po kthehemi në kohën e qoftëlargëtit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.