Mon. Aug 19th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

ZBULOHET SKENARI SI DO JETË PROTESTA E OPOZITËS SOT

2 min read

Opozita do të jetë në shesh këtë të hënë, në një tjetër protestë kombëtare pas asaj të së shtunës ku nuk munguan përplasjet me policinë. Sipas PD-së, ndryshe nga manifestinet e tjera antiqeveritare sot do të zhvillohet një marshim proteste.

“Qytetarët janë ftuar në këtë marshim proteste për mbrojtjen e demokracisë dhe shkëputjes së politikës nga krimi, si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshme qe punon për mirëqenien e qytetarëve”, thekson zyra e shtypit e PD-së.

Ndërkohë Sahit Dollapi, sekretari organizativ i PD, i cili ka qenë dhe pikë kontakti për policinë nuk do të jetë në këtë protestë pasi ndodhet në spital pas dhunimit nga policia të shtunën. Ai që do të marrë drejtimin e protestës do të jetë, sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

“Policia e shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dhune ndaj qytetarëve në mënyre kriminale dhe me urdhër politik, për te cilat PD ka kryer kallëzim penal”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi në letrën që i ka dërguar policisë për marshimin e protestës

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.