Thu. Oct 17th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

RENEA Kërcënon protestuesit e Opozitës si të ishim në diktature sdo të kemi mëshirë

2 min read

TIRANË- Pak orë para protestës së opozitës, e cila do të mbahte në orën 18:30 para Kryeministrisë, një faqe e quajtur RENEA.al, ka publikuar një postim, me anë të së cilës paralajmëron protestuesit.

Në postimin në fjalë, thuhet se do të jenë makthi i vandalëve.

“Nëse e doni vehtën tuaj më shumë se padronët politik QËNDRONI LARG DHUNËS, nëse e doni vehtën tuaj më shumë se organizatorët e protestës QËNDRONI LARG DHUNËS, nëse e doni Shqipërinë të zhvillohet dhe të stabilizuar QËNDRONI LARGË DHUNËS sepse nuk do të ketë mëshirë për ju nga RENEA dhe FNSH, nuk do të ketë justifikim as akti më i vogël vandal dhe do merrni përgjigjen e merituar nga Renea , policia e shtetit dhe Fnsh!”, thuhet ndër të tjera në paralajmërim e bërë.

Por pas publikimit të postimit, ky i fundit nuk ka qëndruar shumë dhe është hequr.

Nuk dihet se kush është menaxhuesi i kësaj faqje, por ajo që mund të themi, është se të tilla postime nxisin panik tek qytetarët. Nëse nuk është zyrtare, pikëpyetja ngrihet, përse nuk mbyllet nga shteti, por lejohet të krijohet panik mes qytetrëve?

Postimi i plotë

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.