Mon. Aug 19th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Edi Rama i del garant në mbrojtje Dakos që mos të arrestohet

2 min read

Edi Rama gjatë konferencës që zhvilloi ditën e djeshme me gazetarët u ndal përveç të tjerave dhe tek përgjimet në dosjen 339 ku është i implikuar edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Kryeministri u shpreh për mediat se për të dërguar dikë në Gjykatë duhen prova dhe jo kaseta. Ai shtoi se duhet bërë një hetim, dhe se Dako ka fituar dhe në kohërat kur në pushtet ka qenë PD-ja dhe ka qenë shumë herë me e fortë dhe e strukturuar se Partia që tani drejton Lulzim Basha.

Unë kam besim të madh te Forcat e Policisë. Folët jo më tani që ka dosje. Është fatkeqësi. Legjenda që nuk mbarojnë kurrë, cilat përgjime. Të cilat në vetvete nuk përbëjnë asnjë provë nuk është provë. Nuk e merr dot ta çosh tjetrin në gjykatë me kaseta, duhet hetimi.
Në Dibër u vendos në përgjim partia politike, si grup i strukturuar kriminal. Vangjush Dako fitoi në 2007. Kush ishte në pushtet? Fitoi në 2011, kush ishte në pushtet.
Do thoni që ju partia e Lulzim Bashës në 2017 ishte më e forte se partia e Saliut, Ridvan Bodes, Jozefina Topallit.
Mos e harroni eksperiencën, e gjithë kazanit të përgjimeve që sollën kërkesën për burg të Saimir Tahirit brenda 24 orëve. Prokuroria e antimafias në Itali nuk është shaka. Që do të thotë nuk bien njerëzit në kryq me muhabete, propagandë pse i doli emri aty apo aty”– u shpreh Rama.

Rama ka kandiduar Valbona Sakon për Kryetare Bashkie në qytetin e Durrësit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.