Mon. Aug 19th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

ARRESTOHET BURRI I MINISTRES SË ARSIMIT BESA SHAHINI

2 min read

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në orët e para të mëngjesit deputetin Dardan Molliqaj. Partia Soacilademokrate ku ai bën pjesë, njofton se Molliqaj është arrestuar në banesën e tij dhe nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje ne gjykatë.

“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në një deklaratë për mediat.

“Partia Socialdemokrate kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit Dardan Molliqaj. PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre”, theksohet më tej.

Vlen të theksojmë se Dardan Molliqaj është bashkëshorti i ministres së Arsimit, Besa Shahini. Pak kohë më parë ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.