Thu. Oct 17th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Basha shkon në spital tregon si është gjendja shëndetsore e Seit Dollapit

1 min read

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur ditën e sotme në ambientet e spitalit të Traumës, ku ndodhet i shtruar sekretari organizativ i selisë blu, Sahit Dollapi.

Ky i fundit u lëndua gjatë përplasjes me policinë mbrëmjen e djeshme. Pamjet e publikuar në media tregojë momentin e shoqërimit të Dollapit, i cili dhunohet nga efektivët e policisë.

Mëngjesin e sotëm u konfirmuar se sekretari organizativ i selisë blu nuk është i arrestuar, ndërsa policia ishte larguar nga ambientet e spitalit rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm.

Kryedemokrati ka qëndruar pak minuta në ambientet e spitalit të Traumës, ndërsa lideri i selisë për mediat deklaroi se protestat do të vijojnë.

“Mjekët po e mbajnë nën kontroll, pasi ka marrë shumë dëmtime nga arrestimi i policisë”-theksoi Basha.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.