Sat. Mar 28th, 2020

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

Gjermania lëshon bombën për Ramën , nuk ka negociata për Shqipërinë nëse nuk arrestohen …..

3 min read

Raporteri për Shqipërinë i grupimit parlamentar të CDU/CSU, Christian Schmidt, ka përforcuar mesazhin e deklaratës së fortë të bërë ditën e djeshme nga kolegu i tij që përfaqëson po ashtu partitë simotra në Bundestag, Johann Wadephul-it, i cili u shpreh se për sa kohë që nuk vihen para drejtësisë personat që rezultojnë si blerës votash në hetimet e Prokurorisë, unionistët nuk do të japin dritën jeshile për çeljen e negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Ligjet shqiptare, për shembull, ndalojnë blerjen e votave. Megjithatë, nuk ka ndjekje penale nga zyra e prokurorit publik dhe nuk ka arrestime kundër atyre personave të cilët kanë dëshmuar se kanë blerë votat me anë të regjistrimeve të përgjimit.

Nëse nuk ka progres të vërtetë këtu shumë shpejt, grupi im nuk do të jetë në gjendje të pranojë hapjen e negociatave të pranimit.” – ka thënë Wadephul-i në një intervistë për gazetën “Shekulli”.

Ndërkaq, Schimdt, i pyetur po ashtu nga e përditshmja “Shekulli” për aktualitetin politik dhe për premisën e hapjes së negociatave për Shqipërinë, ka vënë theksin tek nevojshmëria e luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit nëpërmjet institucioneve të pavarura.

Përfaqësuesi i CDU/CSU-së, duke folur për aktualitetin politik të vendit, ka përkrahur gjetjen e një marrëveshjeje mes opozitës dhe qeverisë për kapërcimin e kësaj krize që ka pezulluar funksionimin normal të sistemit demokratik.

Schmidt, cilat janë shqetësimet kryesore për Gjermaninë, për sa i përket situatës në Shqipëri?

Konfrontimi aktual politik midis qeverisë dhe opozitës duhet të zgjidhet. Strukturat parlamentare duhet të punojnë dhe përfaqësojnë pozicione të ndryshme demokratike. Për të nisur negociatat rreth pranimit në Bashkimin Evropian, duhet të ketë një angazhim të dukshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nëpërmjet institucioneve të pavarura. Veçanërisht hetimet për vjedhjet në zgjedhje duhet të kryhen si pasojë nga prokurorët publikë.

A besoni se bojkoti politik është alternativa më e mirë që opozita politike mund të bëjë?
Unë besoj se të dy palët duhet të punojnë në përfundimin e konfrontimit dhe të vijnë në një kuptim politik. Një sistem demokratik mund të punojë vetëm me një opozitë funksionale që ju është dhënë të drejtave themelore.

Reforma gjyqësore është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe kriteret kryesore për Bashkimit Evropian.

Si e vlerësoni ecurinë e kësaj reforme?

Ka pasur tashmë një përparim të vërtetë. Natyrisht kjo duhet të vazhdohet. Reforma e drejtësisë është me rëndësi të madhe. Ne presim respektimin e kushtetutës dhe përkushtimin demokratik.

A do ta mbështesë Gjermania hapjen e negociatave për Shqipërinë?

Ne do të duhet të presim që Komisioni Evropian të publikojë raportin e tij të progresit mbi Shqipërinë dhe pastaj do të marrim kohën që nevojitet për të arritur një qëndrim si në Gjermani, ashtu edhe në nivel evropian. Nëse kjo do të ndodhë në qershor apo disa muaj më vonë, kjo nuk është vendimtare.

Para disa javësh grupi parlamentar holandez ka miratuar një mocion për të pezulluar regjimin pa viza për shtetasit shqiptarë.

A mendoni se ky është një lëvizje negative për Shqipërinë?

Në fund, ne do të duhet të vendosim për nivelin evropian për regjimin e vizave, si dhe për bisedimet e pranimit. Unë kisha një përshtypje të mirë të angazhimit të ministrit të ri të brendshëm Lleshaj lidhur me gjendjen e funksionimit të ligjit.



Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.