Sun. Aug 18th, 2019

Demokracia

Fjala e lirë e shtypit

E majta që po vdes në llogoret e luftës

2 min read

Një polemikë që rindizet në mënyrë ciklike për trashëgiminë e luftës së dytë botërore, po përpiqet ta mbajë me kokën nga e shkuara të majtën e cfilitur shqiptare. Që kur Edi Rama me një sjellje prej bandilli, i veshur me kostum të errët e me kollare të kuqe, u përkul mbi arkëmortin e Mid’hat Frashërit, e deri sot kur janë ndezur gjakrat pas publikimit të një liste me krimet e krerëve të partizanëve, opinioni është ndarë në dysh: mes atyre që kërkojnë rehabilitimin e kolaboracionistëve dhe të tjerëve që kanë marrë mbi supe mbrojtjen e trashëgimisë anti fashiste.

Nuk ka diskutim se këta të dytët, përfaqësojnë themelin e identitetit të së majtës. Renditja në krahun e duhur në konfliktin botëror, rreshtimi i vendit në anën e fitimtarëve, kundërvënia ndaj atyre që për të mos lëshuar privilegjet e botës së vjetër (dhe jo për të penguar komunizmin siç pretendojnë sot) u bënë bashkëpuntorë të dy ushtrive pushtuese, mbeten edhe tani e gjithë ditën vlera që duhen ruajtur prej saj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Copyright © Demokracia.co, 2019. Newsphere by AF themes.